Tre ditë pasi solli në jetë djalin Efehan, ish-missi shqiptar Almeda Abazi ka dalë nga spitali e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, i cili mbante vogëlushin në një kosh.
E pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë i vogli Efehan, Almeda tha:
"Kur e pashë për herë të parë mendova se lindi Tolgahan. I thashë Sayisman që është identik si ti. Njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë. Dhe grupet e gjakut i kanë njësoj AB."
"Ishte një përvojë e mrekullueshme. E kam përjetuar këtë pjesë edhe gjatë skenave të filmave por nuk është njësoj,"-tha Tolgahan.





