Kryeministri i Australisë, Scott Morrison është qëlluar me vezë gjatë një takimi me delegatë në Albury.
Autorja e sulmit është një 25-vjeçare, e cila në tentativë për të ikur, rrëzoi edhe një grua të moshuar, por u arrestua më pas nga policia.
Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ishte i befasishëm dhe nuk pritej prej të pranishmëve në sallë.
Kreu i qeverisë australiane Scott Morrison përmes një postimi në “Twitter” tha se sulmi ishte një “akt frikacakësh”.





