Një adoleshent ka mbetur i vrarë dhe shtatë të tjerë të plagosur, pasi dy nxënës hapën zjarr në një shkollë amerikane.

Sulmi ndodhi në shkollën "Stem" në Highland Ranch, afër Denverit, Kolorado.

Pak përpara orës 14.00 sipas orës lokale, autorët hynë në shkollë, dhe qëlluan mbi nxënësit, në dy vende të ndryshme.

Shkolla u mbyll dhe u izolua ndërsa autorët tani janë arrestuar.

Highlands Ranch ndodhet vetëm tetë km larg nga gjimnazi Columbine, vendi ku u krye një nga masakrat më të mëdha në një shkollë amerikane, 20 vjet më parë.