Cristiano Ronaldo është zhvendosur nga Torino në Marrakesh, qytet në Marok, ku vizitoi nga afër dhe monitoroi punimet në hotelin e “Pestana CR7”, shoqëri ku bën pjesë edhe portugezi.
Ronaldo ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe djali i madh, Cristiano Junior. Së bashku kanë pozuar para markës së tyre dhe sulmuesi i Juventusit i ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot e tij.
Punimet për ndërtimin e këtij hoteli përfundon në vitin 2020. Aktualisht Ronaldo ka një hotel në Lisbonë, Portugali dhe me 13 maj pritet të hapë hotelin tjetër në Madrid të Spanjës.





