Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur sërish pasditen e sotme në fasadën e murit shkronjat e Teatrit Kombëtar, pasi ishin hequr rreth dy javë më parë, në mes të natës, në mënyrë aspak transparente.
Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur fondet e nevojshme për prodhimin e shkronjave të Teatrit Kombëtar dhe rivendosjen e tyre në fasadën e godinës së tij.
Vendosja e shkronjave është shoqëruar me shumë mesazhe përgëzuese në rrjetet sociale. Një ndër ata që përgëzon Aleancën dhe aktorët është një nga koordinatorët e PD-së së Durrësit, Petro Vokopola.
Po ndërsa shpreh respektin e tij për gjestin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Vokopola bën një autokritikë për indiferentizmin që u tregua për të mbrojtur Durrësin.
Duke vendosur përkrah fotos lu disa nga aktorët pozojnë me shkronjat e Teatrit Kombëtar një foto nga projekti Veliera, Vokopola shkruan ndër të tjera: “Cdo kush nga ne eshte fajtor per te gjithe te miren qe nuk kemi bere, e kam per Durresin te cilin e tradhetuam, i kthyem kurrizin dhe vazhdojme ta injorojme. Indiferentizmi jone i sotshem do te na bej me turp per te ardhmen te cilet do na tregojne me gisht ne forme perbuzje e pse jo duke na interpretuar dhe si njerez primitive”.
Postimi i Vokopolës:






