Shoqata gjermane “World University Service of Germany” (WUS), përmes projektit “Surplace Albanian Scholaship” rihap aplikimet për vitin 2019-2020.

“World University Service” (WUS) me qendër në Wiesbaden të Landit të Hessenit në Gjermani, mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës.

Mbështetja në Shqipëri po iu ofrohet studentëve të universiteteve shtetërore shqiptare, të të gjitha degëve, për 6 muaj praktikë në Shqipëri në vlerën 250 euro në muaj.

Kriteret:

Studentët pjesëmarrës duhet të jenë në vitin e fundit bachelor (pra ata që e mbyllin sivjet, 2019), dhe master viti i parë dhe i dytë, me rezultate të mira. Preferohen ata me të ardhura të pakta familjare, por nuk perjashtohen edhe të tjerët.

(Detajet lidhur me aplikimin i gjeni në faqen zyrtare (www.surplace-albania.de).