Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zhvilluan sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në një postim në Twitter, ndërsa ndan edhe fotot të takimit me zyrtarin e OSBE-së, Balla shkruan se në takim u diskutua mbi Presidenën e Shqipërisë në vitin 2020.

“Sekretari i përgjithshëm i OSBE përshëndeti riinstalimin e komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke qenë se deputetët e rinj po vijojnë të plotësojnë vendet në parlament” shkruan Balla në Twitter.

Komisioni për reformën zgjedhore pritet të mblidhet sot në 17:00, mbledhje në të cilën pritet të miratohen axhenda e punës së komisionit në vijim, ekspertët pranë këtij komisioni si edhe kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.