Një episod tepër gazmor është regjistruar në ndeshjen e kampionatit rumun, mes Voluntarit dhe Poli Iashit që përfundoi në barazim pa gola.Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka dhe shoku i tij i skuadrës Platini zbritën në fushë me fanellën me numrin 92 mbi shpinë.
Duhet të kalonin afro 5 minuta që kjo gjë të vihej re, teksa Planati vrapoi menjëherë jashtë fushës për të veshur fanellën e duhur. Ky i fundit e kishte ngatërruar fanellën e tij në dhomat e zhveshjes, duke marrë atë të Kamer Qakës.





