Aktori turk, Tolgahan Sayisman dhe ish-missi shqiptar, Almeda Abazi u bënë prindër për herë të parë të dielën e 5 majit.  Për fat të mirë, bukuroshja shqiptare dhe vogëlushi Efehan gëzojnë shëndet të plotë.

Ka qenë Tolga i cili ka ndarë emocionet për "Hurriyet", ku ka treguar se nuk e ka lënë vetëm për asnjë moment bashkëshorten në sallën e lindjes ndërsa ka zbuluar edhe frikën që kishte përjetuar në ato momente. Aktori 37-vjeçar ndër të tjera ka thënë se Efehan është kopja e tij dhe se Almedës i ngjan te pjesa e gojës. 

"Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin. Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti. Para se të lindte i thosha "të dua shumë", tani i them: "bir, më frikësove shumë"."