Familja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës ka blerë një vilë në vendlindje edhe pse prej shumë vitesh jetojnë në Britaninë e Madhe. Këtë e ka zbuluar e ëma e këngëtares, Vera Ora e cila ka publikuar foton e shtëpisë së tyre në Parkun e Bërnicës në Prishtinë.
"Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne dhe fëmijët tonë të kemi mundësi të vizitojmë vendlindjen, Prishtinë, Kosovë", shkruan ajo në Instagram.
Hera e fundit që këngëtarja ka vizituar vendlindjen e saj ishte në muajin prill në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), ku Rita u shpreh që është e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.





