Presidenti i Republikës, Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura.
Në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj, si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.
Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA-ve në Letoni.
Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe iu shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.





