Romanca mes Rihannës dhe Chris Brown ka qenë një ndër më të komentuarat ndoshta edhe për shkak të mënyrës së fundit që pati. Ishte viti 2009 kur Chris rrahu brutalisht divën e muzikës pop dhe të gjithë i mbajmë mend fotot e këngëtares me shenja në fytyrë. 

Më pas të dy këngëtarët vijuan jetët e tyre larg njëri-tjetrit dhe duket se nuk mbajnë më mëri nisur nga komentet që ish-i dashuri i lë herë pas here në Instagram Rihannës.

Teksa lançonte koleksionin e ri të linjës së saj Savage&Fenty, Rihanna ka postuar disa foto shumë sexy dhe provokuese ndaj dhe Chris kishte shumë të drejtë që nuk përmbahej dot.

"Po thyen internetin..Mbretëreshë vazhdo të ngjitesh lart e më lart!", komentoi fillimisht ai. "Këngë së shpejti të lutem", vijoi në një koment të dytë këngëtari.