Presidenti Ilir Meta nuk nguroi që me rastin e “5 Majit”, ditës së Dëshmorëve, të japë një mesazh, duke thënë se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.
“Është një ditë e veçantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mëyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë“, u shpreh presidenti Ilir Meta.





