Merkato e Serisë A po bën të diskutohet jo vetëm për lëvizjet e futbollistëve, por edhe të trajnerëve. Prej disa kohësh po flitet emri i Antonio Kontes, në bisedime me Interin, Romën, Milanin, Juventusin dhe klube të tjera europiane (me në krye PSG-në, gjithmonë e më pak i bindur nga Tomas Tuhel).

Verdhekuqtë dhe zikaltrit janë dy kandidatët më të fortë. Brenda 10 ditësh, sipas raportimeve nga Italia, do mësohet e ardhmja e ish-trajnerit të Juves, Çelsit dhe kombëtares italiane: sepse vetë Konte, pas aventurës së fundit në Premier Ligë me “blutë” e Londrës, ka dëshirë të rikthehet në aktivitet dhe të programojë sezonin.