Kim Kardashian ka ngritur padi ndaj një kompanie që veshjesh që operon në SHBA. Ajo e akuzon "Missguided" se kanë përdorur imazhin e saj pa të drejtë për të shitur një veshje që është frymëzuar nga vetë ylli i "Keeping Up With Kardashians".

Në padinë e ngritur, Kim përfshin edhe të dhëna të sakta për fitimet e saj nga postimet në "Instagram". Sipas shifrave fillestare, ajo ka bërë me dije se fiton nga 300.000 deri në 500.000 dollarë për një postim. Por nga verifikimet e mëvonshme është zbuluar se në të vertetë ylli televiziv fiton plot 1 milion dollarë për një postim të sponsorizuar.

Këshilluesit ligjorë e kanë informuar për ndryshimin e padisë me të dhënat e vërteta dhe së shpejti pritet që gjërat të rregullohen. Lajmi u bë i ditur nga "TMZ", të cilët kanë zbuluar githashtu që kompania për të cilën Kim ka ngritur akuzën do pësojë një humbje të madhe nga ky gjyq.