Vetëm disa ditë para shpalljes së kandidaturave për kryetarë të bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit, në Durrës duket se PS ka vendosur të kandidojë një kandidate femër.

Duke qenë se opozita ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje, “DurrësLajm” mëson nga burimet e saj, se Rama ka vendosur që të tërheqë kandidaturën e Spartak Kovaçit dhe në vend të tij me shumë gjasë do të jetë Milva Ekonomi ose Klodiana Spahiu.

Në fakt kandidatura e Kovaçit ishte menduar si kandidatura më e mirë në kushtet e një fushate normale ku edhe opozita të merrte pjesë në zgjedhje me kandidatin e saj. Duke qenë se tashmë nuk ka garë dhe zgjedhjet janë formale, PS ka vendosur vetëm pak ditë para afatit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve që të jetë një grua që të pasojnë emrin e Vagjush Dakos për kryetar të bashkisë Durrës.