Aktorët Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë një nga çiftet më të dashura të Hollywood-it.

Teksa parakaluan në tapetin e kuq në premierën e “Dedetive Pikachu”, Lively i ka habitur të gjithë kur panë se në fustanin e verdhë që kishte veshur shfaqej barku i rrumbullakosur.

Ata dhanë lajmin se po bëhen prindër për herë të tretë. Aktorja parakaloi në tapetin e kuq në një super formë dhe e qeshur.

Çifti i njohur e kishte ruajtur shtatzëninë për shumë kohë dhe kjo ishte një surprizë për të gjithë, edhe pse gjinia e foshnjës nuk dihet ende.