Këngëtarja durrsake, Rezarta Shkurta përveç fotove që reklamojnë punën e saj, në rrjetet sociale ndan me ndjekësit edhe momente nga jeta persoanle dhe familjare.
Edhe pse shumë ndjekës i kundërvihen, Rezarta nuk e ka problem të publikojë edhe foto të Nexhmijes apo vetë diktatorit, Enver Hoxha.
Këtë here këngëtarja ka postuar disa pamje të rralla ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermali bashkë me disa fëmijë të tjerë teksa qëndron pranë Enverit.
"Nga dora e thyer, duket që ka qenë një fëmijë i urtë", shkruan Rezarta krahas videos, ku në një moment Ermali puth gjyshin e tij.





