Reperi shqiptar, Seven Saraçi aktualisht ndodhet në Amerikë dhe duket se ka një problem me emrin e tij.
Atij i është dashur të ndryshojë emrin nga Seven në Steve për të porositur një pije, pasi nuk e marin seriozisht.
"Nëse i them që emri im i vërtet është Seven nuk më marrin seriozisht kështu që emri im është Steve", shkruan reperi në postimin e tij në InstaStory.
Seven, emri i të cilit nga anglishtja përkthehet: shtatë (7), është një nga reperët më të pëlqyer nga publiku, sidomos nga të rinjtë.





