Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Salaj prej disa muajsh është pjesë e skuadrës së televizionit të ri "A2 CNN".
Një ditë më parë, Salaj festoi 40-vjetorin e lindjes, ku u surprizua live në emision nga kolegët e tij.
Por sot, përmes një postimi në Instastory, gazetari ka zbuluar për ndjekësit se bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së dytë. "Është në furrë, po piqet", shkruan Blendi në foton e publikuar.
Blendi ka vendosur dorën në barkun e partneres së tij, me të cilën ka edhe një djali 8-vjeçar të quajtur Brian.





