Këngëtarja e njohur, Taylor Swift hapi mbrëmjen e "Billboard Music Awards" me albumin e saj më të ri të quajtur "Me", i cili u përshkrua si një shpërthim shumëngjyrësh.

Skena ishte e mbushur me ylber të ngjyrave të ndryshme dhe flutura kudo, por fansat kanë reaguar menjëherë duke e akuzuar se 29-vjeçarja kishte kopjuar performancën e Beyonce në festivalin e "Coachella"-s. Ata vazhduan të publikonin reagime të ndryshme në "Twitter", duke ju kthyer ashpër Taylor.

Pavarësisht këtyre postimeve, këngëtarja ka zgjedhur mos të reagojë ende.