Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha rrëmbeu çmim në eventin e madh muzikor "Billboard Music Award", në MGM Garden Arena të Las Vegas
Ylli i muzikës pop mori çmimin "Top country song" për këngën "Meant to be" në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Ajo ishte nominuar edhe në kategorinë "Top Radio Song" por çmimi u rrëmbye nga Cardi B dhe Maroon 5 me këngën "Girls like you".
Kënga "Meant to be" e Bebes qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.





