Një i dënuar për grabitje me armë në bashkëpunim, në burgun e Fushë Krujës i ka vënë flakën qelisë ku vuante dënimin.

Mësohet se i burgosuri,  Dragut Skana i ka vënë flakën qelisë në shenje proteste, pasi është mbajtur për një kohë të gjatë nëpër qelitë e izolimit me justifikimin se është i pabindur.

Nga flakët e zjarrit është shkrumbuar qelia por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.