Sot mbyllet afati për aplikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.
Deri tani, zyrtarisht gara do të zhvillohet mes katër kandidaturave: Arta Marku, e cila aktualisht mban këtë post si e përkohshme, Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në Prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar, dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.
Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve te vendosura nga vetë KLP.
Arta Marku edhe nëse nuk rikonfirmohet si Kryeprokurore, kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.





