Presidenti Ilir Meta, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka vizituar aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik. Ndërsa ka publikuar disa foto në Facebook, Meta shkruan se ishte edhe me drejtues, të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan.
“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln” në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë.
Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”, shkruan Presidenti.





