Ditën e nesërme opozita ka vendosur përshkallëzojë aksionin duke bllokuar akset kryesore të rrugëve në 12 qarqe të vendit. Ky vendim u mor pas takimit që kryedemokrati Lulzim Basha bëri me aleatët.
Në një prononcim për mediat, Basha tha se kjo formë proteste vjen si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile.
Akset që do të bllokohen
Durrës: Rrethrrotullimi te Plepat
Tiranë: Te sheshi “Shqiponja”
Korçë: Në hyrje të qytetit
Elbasan: Në aksin Bradashesh-Elbasan
Milot: Rrethrrotullimi i Milotit
Shkodër: Në hyrje të qytetit
Fier: Tek Ura e Sheqit
Vlorë: Në hyrje të qytetit
Dibër: Në aksin nacional Tiranë-Peshkopi
Kukës: Tek ura në hyrje të qytetit





