Ndërsa festoi premierën e "Avengers: Endgame", Vin Diesel lumturoi fansat ndërsa lajmëroi shtimin e një anëtari të ri në familjen e "Fast and Furious".

Aktori 51-vjeçar, i cili luajti rolin e Dominic Toretto në gjashtë nga tetë filmat e fundit, përmes një postimi në Instagram, njpftoi se bëhet fjalë për yllin e WWE, John Cena, një personazh i njohur dhe shumë i dashur edhe për shqiptarët.

Në fillim të videos, Diesel pohoi se shumë shpesh sheh në ëndërr mikun e tij të ndjerë, Paul Walker, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në vitin 2013. Dhe në fund të videos u shfaq mundësi profesionist John Cena, i cili nuk foli asnjë fjalë por vetëm tundi kokën dhe e shkeli syrin.

Postimi duket si një njoftim që Cena do ketë një rol në "Fast and Furious 9", që është planifikuar të godasë ekranet e mëdha të kinemave në vitin 2020.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

Thank you Pablo.