Ilda Bejleri është një nga femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar dhe për këtë arsye, edhe një nga më të komentuarat. Ajo tërheq gjithmonë vëmendje me veshjet e saj ekstravagante dhe shpeshherë kritikohet nga mediat, apo personazhe të tjerë publikë.
Mbrëmjen e kaluar, moderatorja ishte e ftuara speciale e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ka diskutuar pikërisht mbi temën e veshjes së saj dhe dekoltenë e famshme.
“Unë nuk e di pse më thonë se e hap shumë dekoltenë. Vetëm nje Muc Muçi në fakt e ka pasur shumë problem. Dekoltenë e hap aq sa më lejon të hap gojën dhe jo më shumë. Është diçka më se normale. Mbaj mend që para 5 vitesh vishja një golf deri në fyt dhe më pas vazhdova ta ul pak golfin deri sa jam tani. E hap dekoltenë aq sa hap gojën”, është shprehur Ilda.





