Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate gjermane Andrea Nahles, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama njohu Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.
Kryetarja e Partisë Socialdemokrate gjermane siguroi kreun e qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Liderja e partisë socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi kryeministrin për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.





