Në mbrëmjen që Kristiano Ronaldo shënonte golin e 600-të në karrierën e tij për klube përballë Interit, disa qindra kilometra larg, Lionel Mesi realizonte golin ndaj Levantes që shpallte Barcelonën kampione të Spanjës, dy fate paralele të dy futbollistëve më të fortë në botë për momentin, por që ndoshta mund të afrohen pas ndarjes së verës së kaluar.
Të paktën është ky provokimi që guxon të ngrejë në këmbë uebsajti francez, “Le 10 Sport”, sipas të cilit duket se Lionel Mesi është gjithmonë e më shumë kurioz për të provuar një aventurë tjetër përveç asaj spanjolle.
Sipas këtij burimi, argjentinasi duket i tunduar nga ideja jo vetëm që të ndjekë Ronaldon në Serinë A, por të luajë përkrah tij në ngjyrat e Juventusit, edhe pse kjo duket një fantazi ekstreme për momentin…





