Shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini do të vizitojë Shqipërinë më 8 dhe 9 maj, ku do të marrë pjesë në aktivitetit për Ditën e Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës.

Në fund të muajit maj, Komisioni Europian do të publikojë publikojë rekomandimin për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë. Thuajse të gjitha vizitat e Mogherinit e kanë gjetur Shqipërinë në një moment krize politike.

Nuk dihet ende nëse do të ketë një ndërmjetësim europian për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ndërkohë që mazhoranca po shkon e vetme drejt zgjedhjeve lokale. PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës nuk u regjistruan në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje. Ato kërkojnë një qeveri të re tranzitore pa Edi Ramën.