Julio Santana është me origjinë nga Brazili dhe ka punuar që në moshën 17 vjeç si vrasës me pagesë. Killeri ka ekzekutuar mbi 500 persona dhe sot e vret ndërgjegjia.
Santana ishte një krishter i devotshëm dhe u përgatit për këtë punë nga xhaxhai i tij. Ky i fundit i kishte thënë se Perëndia do ta falte për vrasjet e tij nëse ai thoshte: “10 Shën Mari dhe 20 Etërit tanë”.
Santana tregon se mesatarisht ka fituar mes 46 deri më 61 paund për çdo vrasje. Më vonë zbuloi se xhaxhai i tij kishte marrë shumë më tepër para, ndërsa Julios i mbetej vetëm një pjesë e vogël, shkruan New York Post.
“Kurrë nuk u kam thënë dy fëmijëve të mi të rritur ose prindërve, të cilët prej kohësh kanë vdekur, për karrierën time. Kam besim vetëm tek gruaja ime. Atë e kam njohur teksa punonte si kamariere në një bar në Amazon. Ajo është dashuria e jetës sime, personi që më ka dhënë forcë për të kapërcyer gjithçka që kam kaluar. Pa të, nuk do të isha asgjë,”– tregon Julio.
Pas vrasjes së tij të parë, xhaxhai i ofroi Santanas punë si vrasës për qeverinë braziliane në luftën e saj kundër kryengritësve komunistë në pellgun e lumit Araguaia në Amazon.





