Shkolla “Beqir Çela” në Durrës, ka organizuar “Ditën e Hapur” me pjesëmarrje të gjerë të shkollave nëtëvjeçare të qytetit të Durrësit.

Nxënësit e arsimit nëntëvjeçar, që në të ardhmen e afërt do të duan të jenë pjesë e arsimit profesional të kësaj shkolle kombëtare, u njohën nga afër me infrastrukturën mësimore që ofron shkolla në drejtim të teorisë dhe të praktikës.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Fatmir Mërkuri, gjatë “Ditës së Hapur”, nxënësit janë njohur me kapacitetet, profesionalizmin në mësimdhënie, mundësitë dhe perspektivën që ju jep nxënësve kjo shkollë profesionale.

Mërkuri nënvizoi se shkolla e re që do jetë gati për vitin e ri shkollor pritet të jetë një shans më shumë për nxënësit.

Në ambientet e shkollës së re janë prezantuar dhe punimet më të mira të nxënesve në panaire. Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela”, aktualisht me 1616 nxënës pritet të zgjerojë kapacitetet në vitin e ardhshëm shkollor si një shkollë elitë e arsimit profesional.

K.H.