Dy pushues kanë rrezikuar të mbyteshin në det në plazhin e Velipojës, por janë shpëtuar në kohë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Gjatë monitorimit intensiv të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, efektivët e DVKM Shkodër kanë konstatuar dy shtetas në vështirësi në det dhe kanë ndërhyrë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski.

Të shpëtuarit janë një 67-vjeçar, banues në Burrel, dhe një 41-vjeçar, banues në Velipojë. Pas ndërhyrjes së policisë, të dy janë nxjerrë në breg në gjendje të sigurt.

Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre“, thuhet në njoftimin e policisë.