Antonio Conte ka dhënë sinjale se e ardhmja e tij mund të jetë te Roma, teksa është pyetur nga një fans në plazhin e qytetit të tij të origjinës, Salento.

Aty ku po shijon ditët e para të ngrohta, ish trajneri i Italisë dhe Chelseat, u pyet nëse do të ulet në stolin e Romës dhe përgjigja ishte “Të shohim, të shohim”.

Kaq mjaftoi që mediat në Itali ta interpretojnë si një pohim nga ana e Contes, që ka marrë një ofertë prej 7 milionë eurosh në sezon, plus bonuset, nga trajneri i Romës James Pallotta.

Ndërkohë, verdhekuqtë po negociojnë edhe me Drejtorin Sportiv të Torinos, Petrucci, për ta marrë në kryeqytet vitin tjetër, një tjetër sinjal ky që po kërkojnë të kënaqin Antonio Conten.Kjo pasi Petrucci ka miqësi me Conten dhe duket se të dy do të punojnë për të rikthyer Romën në nivele të larta dhe për të synuar tituj.