Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Elbasanit në kuadër të takimit "Bashkia që duam".

Mirëpo mbështetës të opozitës së bashkuar me thirrjen "Rama ik", kanë bllokuar rrugën Elbasan-Tiranë, ku pritet të kalojë kreu i qeverisë.

Të pranishëm në vendngjarje janë edhe forcat speciale të FNSH-së, ndërsa ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Mësohet se protestuesit kane ecur ne këmbë nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në mbështetje të protestuesve janë edhe ish-deputetët demokratë Edmond Spaho dhe Luciano Boçi.