Shkolla e mesme profesionale "Hysen Çela" në Durrës, ka hapur sot dyert për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit bregdetar, përmes një aktiviteti ku iu demostrohen mundësitë që ofron ky institucion.
I titulluar "Me dyer të hapura", në panair u prezantuan për të pranishmit punime të ndryshme të bëra nga nxënësit e degëve përkatëse që studiojnë në këtë gjimnaz.
Fillimisht, veprimtaria festive u çel me sfilatën, ku vajzat parakaluan në tapetin e kuq të oborrit të shkollës me veshje të larmishme të krijuara nga vetë nxënësit e degës së Konfeksioneve, mbështetur nga mësueset e lëndëve profesionale.
Teksa prezanton programin, drejtoresha Blerina Dervishi tregon për "DurrësLajm" se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është tërheqja e sa më shumë nxënësve drejt arsimit profesional, synim ky edhe i qeverisë shqiptare. Në fjalën e saj, Dervishi ka edhe një mesazh për të gjithë ata që po përfundojnë shkollën 9-vjeçare.
Ashtu si çdo vit tjetër, të ftuar special ishin përfaqësues të bizneseve në qytetin e Durrësit, të cilët falë bashkëpunimin me gjimnazin profesional "Hysen Çela", ofrojnë mundësi të shumta punësimi për nxënësit, në varësi të degës që ata diplomohen.
G.D.





