Pas denoncimeve të fundit të bëra nga media e shkruar dhe ajo vizive mbi sigurinë ushqimore, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.
"Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik. Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur besueshmërinë e publikut", thuhet në reagimin e Prokurorisë.





