Prokurorja Fatjona Memcaj ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Prokurorja e Apelit në Tiranë ishte prokurorja e parë që kaloi me sukses vettingun në tre shtylla kryesore, pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale.

Memcaj ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2002. E gjithashtu ka mbaruar studimet për doktoraturë në universitetin Middlesex Londer.

Njihet si prokurorja që dënoi në Apel Kastriot Ismailin dhe prokurorja që ka përfaqësuar çështje kundër korrupsionit. Fatjona Memcaj aktualisht është edhe Anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.