Gjyqtari i gjykatës së Durrësit, Rexhep Bekteshi, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese që ka shqyrtuar përmbushjen e kritereve të Vetingut; Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.
Bekteshi është kandidat edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ai është gjyqtar që në vitin 1993 dhe për më shumë se 25 vjet ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Në shkurt 2018, pas thirrjes së hapur nga Presidenti i Republikës, Bekteshi kandidoi për një post në Gjykatën Kushtetuese.





