Me parulla, qirinj e thirrje për drejtësi, familjarë, miq e të afërm të 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila ndërroi jetë të hënën pas lindjes, kanë protestuar edhe sot para maternitetit të Elbasanit.
"Edhe unë mund të isha Rexhina", "Kush do t’i japë gji Aleas", "Sa vlejmë ne nënat", shkruhet në disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit.
Protestës së familjarëve i janë bashkuar edhe gra e vajza të Elbasanit, ndërsa para kamerave, mikesha të 25-vjeçares, premtuan se do t’i japin Aleas së vogël, të gjithë dashurinë që nëna e saj nuk mundi t’ia jepte dot.





