Familjarët e 25-vjeçares Rexhina Debrova, e cila humbi jetën 3 ditë më parë pasi solli në jetë fëmijën e parë, kanë protestuar sot para gjykatës së Elbasanit me foshnjen jetime në krahë, teksa po jepet masa e sigurisë për dy mjekët e arrestuar.
"Të mendojnë vetëm një gjë kur të mbushi kjo goca ime 1 vjeç, a do e festoj unë ditëlindjen. A do ia festojmë dot një ditëlindje. Nuk do ia festojmë dot se na kujtohet ngjarja tjetër."-u shpreh burri i të ndjerës.
Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano u arrestuan me akuzën e mjekimit të paligjshëm, ku si pasojë humbi jetën 25-vjeçarja një orë pas lindjes, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.





