Në një prononcim për mediat pas firmosjes së marrëveshjes me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se në orët në vijim koalicioni do të zgjerohet me parti të tjera dhe se hap i panegociueshëm është largimi i Edi Ramës nga qeveria.
Sipas Bashës, akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
"Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals që prodhon një parlament fals qeveri falsë. Do të angazhohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme ku të diktohet vullneti i ri shqiptar. Angazhohemi ti japim fund krizës kushtetuese funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të një prokurorie që heton me një standard dhe jo dy standarde. Akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformimit të thellë të sistemit politik dhe ndarja e krizës ekonomike. Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike e institucinalizuar në marrëveshje largimi i autorit të krimit elektoral Edi Rama. Lagimin e Edi Ramës dhe qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme."





