Një tjetër kandidat për deputet kërkon mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për Klajda Qama, nga lista e LSI-së në Berat.
Qama ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit dhe është në pritje të marrjes së mandatit.
Pak ditë më parë morën mandatin e deputetit:
-Eugen Bojaxhi LSI Berat
-Andi Përmeti PD Korçë
-Erion Piciri PD Tiranë
-Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër
-Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni të dy nga lista e PD-së për qarkun Shkodër
-Artur Roshi nga lista e PD-së për qarkun e Tiranës.





