Vijon të rritet bilanci i viktimave të sulmeve të shumëfishta terroriste të së dielës së Pashkëve Katolike në Sri Lanka.
Autoritetet thonë se aktualisht përllogarisin 310 të vrarë, 20 më shumë se bilanci i një dite më parë dhe mbi 500 të tjerë të plagosur. Në Kolombo kanë nisur edhe ceremonitë e para mortore, teksa flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.
Për të parandaluar sulme të tjera, autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa numri i të arrestuarve për lidhje me ekstremistët islamikë ka arritur në 40.





