Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një zhvillim inkurajues ndalimin e 4 personave të përfshirë në grabitjen e Rinasit më 9 prill.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.