PD nuk futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit pa garantuar që ato të jenë të lira e të ndershme.  Kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.

”Jemi i vetmi vend në botë ku 500 mijë shqiptarë janë larguar si pasojë e një regjimi të ardhur në pushtet me krimin e organizuar. Këshilli Kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët që pamundësojnë zhvillimin ekonomik. Duke iu rikthyer shqiptarëve shpresën duke rikthyer votën e lirë dhe të ndershme. PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha  Basha.