OBSH ka dhënë alarmin e rritjes së numrit të popullsisë që kategorizohet me aftësi ndryshe në vendin tonë. 15% e popullsisë i përket kësaj kategorie dhe ndihma që duhet t’i jepet kësaj kategorie të popullsisë ka qënë në fokus nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Durrës në bashkëpunim me USAID-in, që zhvilluan një fushatë ndërgjegjësimi për personat me aftësi ndryshe.
Por si është situata në terren dhe sa të përfshirë ndihen personat që lëvizin me karrocë me rrota, e thotë një nga pjesëtarët e këtij komuniteti. “Si për ironi, edhe godina e Poliklinikës, edhe ajo e Shëndetit Publik, nuk kanë vende të dedikuara për personat që lëvizin me karroca”, thotë Suela Lala, person me aftësi ndryshe.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit, Kristo Huta, e pranon një gjë të tillë, por kërkon që të japin të gjithë kontribut për të realizuar kushtet normale për personat me aftësi ndryshe.
Në gjithë qarkun e Durrësit janë evidentuar 4600 persona të tillë, trajtimi efektiv i të cilëve është një çështje më e gjerë sesa përgjegjësia e institucioneve shëndetësore.
K.H.





