Opozita pritet të vendosë sot për vazhdimësinë e protestave të saj. Në dallim nga të enjtet e tjera kur opozita ka protestuar para Parlamentit gjatë zhvillimit të seancës plenare, sot në mesditë në selinë blu do të mblidhet kryesia e PD-së dhe grupi i ish-deputetëve.

Sipas një njoftimi, në fokus të kësaj mbledhjeje do të jenë një vlerësim i situatës politike dhe vijimi i aksionit politik opozitar.

Po ashtu është vendosur që në orët e pasdites së sotme të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.