Një tjetër kandidat nga listat e opozitës ka dorëzuar në KQZ formularin e Dekriminalizimit, duke pranuar kështu të marrë mandatin.

“Tradhtari” i radhës, siç i cilëson opozita, vjen nga radhët e Partisë Demokratike, nga lista e saj për qarkun e Tiranës.

Erion Piciri është edhe kandidati më i fundit që ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Ai ka rivalizuar bashkë me Eduard Selamin, kreun aktual të Partisë Demokratike në zgjedhjet e brendshme në 2017-n, por nuk mori mbështetjen e nevojshme nga baza.

Aktualisht, numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka shkuar në 102.